Lajme

Frashër Krasniqi ‘nxehet’ me VV-në, e quan patericë të Isa Mustafës

12/06/2018 22:55
nga:Q F

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se VV-ja, ka deklaru se aktivistët që sulmuan shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, tash janë pjesë e PSD-së.

Krasniqi ka thënë se me këtë deklarim VV e ka përulur veten para Lidhjes Demokratike të Kosovës shkruan GazetaBlic.

Krasniqi ka vazhduar duke e quajtur VV patericë të Isa Mustafës.

Postimi i plotë

VV i paska thënë LDK-së se ata që ia sulmuan Isa Mustafës shtëpinë me koktej molotovi kanë kaluar në PSD.

Bash kisha pas qef me e ditë qysh janë tu u ndi sot aktivistët e VV-së (që janë ende në VV) e që morën pjesë në protestat kundër Isa Mustafës.

Pozicion fort i rëndë dhe i përulur i VV-së. Qenka në gjendje me e mohu të kaluarën e vetë, për me e fitu simpatinë e Isa Mustafës – të cilin, kurrë mos të harrojmë, e quante argat të Serbisë.

Qe kush është patericë. Patericë e Isa Mustafës!

/GazetaBlic/