Lajme

Frashër Krasniqi i thotë LDK-së: Çka keni me rrejt tash?

11/09/2017 13:14
nga:A K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi përmes rrjetit social Facebook ka komentuar koalicionin LDK-PDK në Kamenicë, shkruan Gazeta Blic.

Krasniqi ka shkruar se pse askush nuk po komenton koalicionin LDK dhe PDK, siç ju ka referuar ai me SHIK.

Ai ka kërkuar nga LDK të tregoj pse nuk po bashkohen që së  bashku të rrëzojnë PDK-në nga pushteti./GazetaBlic

Ky është statusi i tij i plotë:

Interesant qysh askush nga LDK nuk po flet në lidhje me koalicionin e tyre me SHIK-un në Kamenicë?!

LDK do të duhej ta shpjegonte se pse nuk po bën koalicion me VV aty ku mundemi me e largu PDK-në nga pushteti, kurse në anën tjetër po lidhë koalicion me PDK-në kundër VV-së në Kamenicë.

Në fakt i kuptoj pse s’po flasin. Çka me rrejt tash?! Që kjo do të jetë hera e fundit me PDK?! Që koalicionet po bëhen për të mirën e Kosovës?!

11/22/2017 20:47

Dreshaj: I vetëm e kam luftuar bandën e Haki Rugovës