Lajme

Frashër Krasniqi akuzon Vetëvendosjen se po dëmton interesin shtetëror për pozita brenda Kuvendit

05/31/2018 11:16
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e dëmton interesin shtetëror duke lufutar për pozita brenda Kuvendit.

Krasniqi, një gjë të tillë e ka ndërlidhur me paralajmërimin e VV-së se nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës, pa u hedhur në votim shkarkimi i Aida Dergutit nga funksioni i nënkryetares së Kuvendit.

“Kush po lufton për pozita këtu?! Kush qenka në gjendje me e demtu interesin shtetëror për shkak të një pozite?”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

VV sapo deklaroi që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës, pa u hedhur në votim shkarkimi i Aida Dergutit nga nenkryetarja Kuvendit.

Kush po lufton për pozita këtu?! Kush qenka në gjendje me e demtu interesin shtetëror për shkak të një pozite?

Ndryshe, shkarkimi i Aida Dërgutit ka qenë në rend të ditës në seancën e datës 3 maj, seancë e cila nuk arriti që t’i përfundojë punimet. Dërguti tani është pjesë e Partisë Social Demokrate (PSD), ku pas ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje, u bashkuan të pakënaqurit e kësaj partie.

12/04/2019 17:10

Një delegacion i BE-së takohen me Kurtin, interesohen për rrjedhën e bisedimeve me LDK-në