Sporti

Frank Lampard i zhgënjyer me humbjen e sotme, kërkon këtë gjë nga drejtuesit e klubit

12/14/2019 19:47
nga:Mergim Rreci

Frank Lampard është shprehur shumë i pa kënaqur me humbjen e djelmoshave të tij sot në “Stamford Bridge”.

Chelsea e humbi ndeshjen në minutat e fundit, pavarsisht dominimit që e kishte gjatë gjithë lojës.

“Natyrisht se prisja që këtë ndeshje ta fitonim, pasi ishim në shtëpi. Paraqitja nga ne ishte më shumë zhgënjyese”, ka thënë fillimisht ai, transmeton Gazeta Blic.

“Gola e shënuar nga Bournemouthi ishte paska e dyshimtë, por që nuk dua ta komentojë, pasi VAR ishte nga këndi më i mirë dhe kishte pamje më të rregullt”.

“Në janar do na duhen lojtarët të kalibrit të lartë, lojtarë që e duan Chelsean dhe duan të arrijnë shumë gjëra këtu, të fitojnë trofe”, ka shtuar më tej trajneri i skuadrës londineze.