Fansat e Kombëtarës Franceze kanë bërë thirrje stafit të ekipit kombëtar të Francës që ta grumbullojnë edhe sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Sulmuesi francez është i suspenduar nga “gjelat” që nga viti 2015, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë pas formës mjaft të mirë të 33 vjeçarit te skuadra spanjolle, fansat kanë bërë thirrje që Karim Benzema të rikthehet te tre kolorët.
Sipas një sondazhi online të L’Equipe, Benzema është zgjedhur si sulmuesi i 6’të i preferuar nga fansat me 41%, para tij fansat kanë zgjedhur, Griezmann me 97%, pastaj Mbappe, Coman, Dembele dhe Giroud.
Ai ka lënë pas në këtë sondazh sulmues të njohur si Martial dhe Thomas Lemar.
/GazetaBlic Sport


