Showtime

Françeska Jaçe nuk njeh limite, tërbon të mëdhenjt e të vegjëlit

05/17/2018 10:01
nga:L I

Emri i saj është mjaft i lakuar në mediat rozë, shkruan Gazeta Blic.

Flasim për modelen e njohur nga Tirana, Françeska Jaçe e cila komentohet shumë për linjat e saj trupore, shpeshherë duke u ekspozuar më shumë se që duhet.

© Françeska Jaçe [Instagram]
Që pas mbarimit të Big Brother Albania, ajo ishte pjesë e shtypit për jetën luksoze që bënte dhe vazhdon e bën akoma. Por edhe operacionet e shumta plastike kanë bërë që ajo të kritikohet nga ndjekësit e saj të shumtë.

Në paraqitjen e radhës ajo ka tundur rrjetin nga plazhi!

E veshur me bikini ngjyrë të bardhë, ku ekspozimi i gjoksit nuk ka munguar, duke provokuar kështu me plot stil.

Françeska Jaçe akuzohet shpesh sa i përket operacioneve të shumta plastike të cilat e kanë shndërruar tërësisht pamjen e saj, por pavarësisht kësaj, përveç hundës, ajo nuk e ka pranuar asnjëherë për pjesët e tjera, si gjoksi, buzët, mollëzat.

Franceska Jace – Instagram

Këto ditë emri ajo u përfol për rikthimin me ish të dashurin, Andi Gecin, ku dyshimet për këtë u shtuan pas publikimit të një fotografie në vend të njëjtë, ku të dy po konsumonin puron nga marka e njëjtë.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe ajo reagoi përmes një postimi të bërë në InstaStory, duke thënë se në këtë mes nuk kishte asgjë të vërtetë.

08/06/2018 09:49

E akuzuan se i kishin kafshuar të pasmet, Françeska Jaçes i soset durimi dhe tregon të vërtetën