France Football po përgatitet të ndryshojë rregullat në zgjedhjen e Topit të Artë.
Vitin e ardhshëm po planifikohet të shtyhet votimi deri në dhjetor për shkak të Kupës së Botës në Katar, e cila fillon më 21 nëntor dhe zgjat deri më 18 dhjetor, përcjell GazetaBlic Sport.
Botërori është kompeticioni më i rëndësishëm i sezonit dhe në bazë të tij do të vendoset për futbollistin më të mirë për vitin 2022.
Kujtojmë, Lionel Messi dje fitoi Topin e Artë për herë të shtatë dhe e thelloi avantazhin ndaj Cristiano Ronaldos, i cili mbeti në pesë fitore.
/GazetaBlic Sport


