Cult

Franca nxjerr në qarkullim pullën postare me imazhin e Skënderbeut

01/25/2019 14:44
nga:A. R.

Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do të endet nëpër Francë, me lansimin e një pulle postare që pritet të dalë së shpejti në qarkullim.

Pulla është propozuar nga “La Maison de l’Albanie” me vizatim grafik sipas projekt-siluetit dekorativ në metal të prerë për sheshin “Skanderbeg, Paris”, të piktorit Zamir Mati.

Pulla postare, me të cilën nderohet figura e heroit kombëtar shqiptar, do të nxirret në qarkullim nga “La Poste, France” (Posta e Francës).

Piktori Zamir Mati, i cili jeton në Paris, ka shpjeguar për “Kohën Ditore” sesi ka zënë fill gjithë ideja e një pulle postare kushtuar Skënderbeut atje…