Euro2024

Franca ia nis mbarë – fiton minimalisht ndaj Austrisë

06/17/2024 22:57
nga:Lorik J

Kombëtarja e Francës ka fituar minimalisht ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre të parë të tyre në Kampionatin Evropian, EURO2024.

Franca mori tre pikët e para në këtë event, duke fituar me rezultatin 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Autogoli i Wober në minutën e 38’të të duelit, ia solli kombëtares franceze tre pikët e para në Euro2024.

Ndeshja ishte tejet e luftuar deri në minutat e fundit, ku Austria nuk u dorëzua dhe tentoi barazimin, por portieri Maignan bëri dy pritje mjaft të mira.

Mbappe, Dembele dhe Thuram në anën tjetër kishin raste mjaft të mira për ta thelluar avantazhin, por s’ia dolën ta gjenin rrjetën.

/GazetaBlic Sport