Lajme

Fqinjët e rumunes që dyshohet se u vra nga burri shqiptar: Dëgjonim zhurma dhe britma

10/25/2022 09:53
nga:Genita C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolzano të Italisë gjatë fundjavës, ku shqiptari Avni Meçja vrau gruan e tij rumune 35 vjeç.

Mbrëmjen e djeshme shqiptari u vetëdorëzua në polici pasi ishte i shpallur në kërkim nga policia.

Trupi i pajetë i gruas u zbulua të dielën nga policia brenda apartamentit të saj, por dyshohet se 35-vjeçarja mund të jetë vrarë të shtunën.Sipas fqinjëve të çiftit, të cilët kanë folur për policinë italiane, shqiptari dhe gruaja e tij rumune ziheshin shpesh. Dhe të bërtiturat e fundit që ata kanë dëgjuar kanë qenë pikërisht ditën e shtunë.

“Dëgjuam të bërtitura të tyre si shumë herë të tjera, rreth orës 21:30. Pastaj rreth 1 orë më vonë dëgjuam zhurma të sirtarëve që hapeshin dhe mbylleshin me forcë dhe me nxitim. Më pas nuk dëgjuam asgjë më shumë, heshtje absolute, deri të dielën kur u zbulua trupi”, thonë fqinjët.

Pikërisht kjo është edhe koha kur policia italiane mendon se Avni Meçja ka vrarë gruan e tij. Dyshohet se 35-vjeçarja u qëllua me një send të fortë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja përse dëgjohej zhurma e hapjes së sirtarëve nga banesa e çiftit, teksa shqiptari mund të ketë qenë duke kërkuar një objekt të fortë për të goditur gruan.