Cool

Fqinja kureshtare: I ka spiunuar fqinjtë, ka mbetur pesë orë më kokë në hekura

06/09/2019 13:19
nga:Natyra

Një gruaje nga Kolumbia i ka mbetur koka mes rrjetës së metaltë në derën në qytetin Pereira.

Gruaja fatkeqe supozohet se i ka spiunuar fqinjtë, prandaj është bllokuar dhe ka pritur për ndihmë plot pesë orë. E kanë shpëtuar zjarrfikësit.

“Kjo grua ka qenë e bllokuar plot pesë orë, sepse ka qenë kureshtare. I ka interesuar se a është fqinji i saj në shtëpi dhe e ka futur kokën”, kanë shkruar zjarrfikësit në rrjetet shoqërore.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas shpëtimit. Komentuesit e rrjeteve shoqërore shpresojnë se e ka mësuar leksionin e privatësisë.

06/26/2019 00:25

Si ra Stambolli!