Cool

Fotografia që po i çudit të gjithë: Qentë duke ecur mbi ujë

06/18/2019 15:29
nga:N S

Një fotografi e bërë në Grenlandë nga Steffen Olsen nga Qendra për Oqeane dhe Akuj në Institutin Meteorologjik të Danimarkës më 13 qershor i ka habitur shumë njerëz. Në të shihen disa qen duke ecur mbi akullin e mbuluar me një shtresë të ujit. Në shikim të parë duket se qentë janë duke ecur mbi ujë.

Autori i kësaj fotografie tha se qentë ishin duke ecur mbi një akull të trashë një metër e njëzet centimetra. Sidoqoftë, temperaturat e larta kanë bërë që mbi akull të krijohet një shtresë uji prej disa centimetrash.

Fotografi Olsen tha se ecja nëpër akull të mbuluar me ujë ishte një gjë e pazakonshme për të edhe ekipin dhe se fotografia e tij më shumë u vlerësua në aspektin simbolik sesa në aspektin shkencor.

Ruth Mottram, shkencëtare e klimës në Institutin Danez të Meteorologjisë, tha: “Akulli në këtë rajon formohet në shtresa të trasha gjatë dimrit, që do të thotë se mund të ekzistojnë disa çarje në të cilat mund të depërtojë uji i shkrirë. Javën e kaluar në Grenlandë dhe në një pjesë të madhe të Arktikut kishte temperatura më të larta që u shkaktuan nga depërtimi i ajrit të ngrohtë në veri”.

Sipas saj, këto kushte kanë bërë që të shkrihet një sasi e konsiderueshme e akullit. Në një stacion për matjen e kushteve klimatike javën e kaluar u regjistrua temperature prej 17.3 gradësh.

08/13/2020 15:42

Qentë mund ta nuhasin COVID-19?!