Sporti

Fotografia e Lenglet me Lewandowskin pas ndeshjes së djeshme bën bujë në media, “çarten” tifozët katalunas!

12/09/2021 09:39
nga:Lorik J

Qendërmbrojtësi i FC Barcelona, ​​Clement Lenglet, u bë temë në mediat sociale pas humbjes nga Bayerni në Ligën e Kampionëve.

Pasi pranoi një tjetër humbje në Champions League, mbrojtësi bëri shaka me sulmuesin e Bayern Robert Lewandowski pas ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Francezi, i cili filloi me Pique dhe Araujo në qendër të mbrojtjes, është një nga pikat kryesore të krizës së Barcelonës për shkak të paraqitjes së tij të dobët në këtë edicion.

Kjo fotografi e tij me Lewandowskin nuk i pëlqeu aspak tifozëve të Barcelonës, të cilërt “shpërthye” me kritika ndaj tij, madje disa edhe kërkuan largimin nga klubi…

/GazetaBlic Sport