Lajme

Fotografi nga vendi ku vdiq punëtori i “Bechtel&Enka”-s

10/28/2017 22:14
nga:M H

Tafil Tafallari, vdiq sot si pasojë e një aksidenti derisa po kryente punën e tij në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup, “Arbën Xhaferi”.

41 vjeçari, i cili ishte punëtorë i kompanisë “Bechtel – Enka” u aksidentua me një automjet pune, nga kolegu i tij 24 vjeçar, i cili tashmë është në mbajtje.

“Cisterna e ujit u afrua me i mbush ato bazenat e ujit ku pinë punëtorët ujë. Kamioni ka rrëshqit, sepse mbrëmë kishte rënë shi dhe ka qenë vendi i lagët. Më vjen keq po kjo është jeta në Kosovë që edhe nëpër shi na kanë shti me punu e na kanë rreziku jetën”, ka thënë një mik i tij në kushte anonimiteti.

E një fotografi e siguruar nga Ndërtimi.info nga vendi ku ka ndodhur vdekja, paraqet cisternën që ishte fatkeqe për Tafallarin.

11/19/2017 10:34

Vogëlushja ia plotëson dëshirën e fundit nënës së saj