Lajme

Foto e rrallë e Glauk Konjufcës duke u përleshur me policët rumunë

02/09/2020 19:16
nga:Norë Kelmendi

Para masës së bllokuar nga kordoni policor për gjysëm ore u mbajtën fjalime që kundërshtonin Planin e Ahtisaarit dhe kërkonin vetëvendosje për popullin e Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Nga policia rumune u kërkua që ta lirojë rrugën për vazhdimin e marshit protestues ashtu siç ishte planifikuar.

Por pas një rezistence të fortë nga aktivistët por edhe një dhune të përdorur nga Policia rumune, si pasojë e plagëve, vdiqën dy aktivistët e Vetëvendosjes, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

GazetaBlic më poshtë ju sjell një moment të rrallë të përleshjes mes Policisë rumune dhe ministrit të jashtëm aktual të vendit, Glauk Konjufcës.