Lajme

Forumi Rinor i LDK-së ia ‘bllokojnë’ Facebook-un Kurtit: Amelika, Amelika

03/23/2020 16:42
nga:Norë Kelmendi

Pasi që militantë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin nisur linçimin publik ndaj figurave të LDK’së, këtë të fundit kanë gjetur një menynë kreative për të iu kundërvënë, shkruan Gazeta Metro.

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë parë komente të shumta të qytetarëve të cilët janë organizuar për t’a “thumbuar” atë me vetëm dy fjalë.

Motoja #AmelikaAmelika, është përdorur nga qindra komentues në postimet e Kurtit, të cilët me këto komente pasqyrojnë pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes me pak se dy mujore të Kurtit.

 

Këto komente nuk janë të rastësishme, pasi që simpatizues të LDK’së i janë përgjigjur në këtë mënyrë, militantëve të VV’së të cilët ditët e fundit kanë linçuar publikisht liderin e LDK’së, Isa Mustafën dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Ditëve të fundit, përpos prishjes përfundimtare të koalicionit VV-LDK, këto dy parti kanë pasur edhe akuza e kritika në drejtim të njëra tjetrës.

E gjitha kjo kishte filluar, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkarkoj nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, pa paralajmëruar fare partnerin e saj në qeverisje, LDK’në.

Kryeministri, e kishte quajtur tradhti të dyfish, deklaratën e ministrit, Veliu për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Menjëherë pas shkarkimit të ministrit Veliu kishte reaguar, Isa Mustafa.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, doli në konferencë për media dhe konfirmoi se kanë nisur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, e tash që i kanë mbledhur votat, pritet vetëm mbajtja e seancës në Kuvendin e Kosovës./gazetametro.net

Ndërkaq, mbrëmë kryetarët e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nëpër të gjithë vendin, kanë dalur me anë të një komunikate të përbashkët dhe kanë përkrahur Kryesinë e partisë për daljen nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

04/02/2020 12:40

Këshilltarja e Albin Kurtit: Amerika përmes Serbisë po sabotojnë Kosovë