Lajme

Formohet komisioni për përmirësim të procesit zgjedhor

04/15/2019 12:44
nga:L H

Kuvendi i Kosovës me 70 vota pro e ka formuar komisionin ad-hock për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, pas debateve për përzgjedhjen e anëtarëve të tij.

Në këtë seancë u miratua edhe kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datë 29 mars 2018, për vazhdimin e mandatit edhe për një afat 30-ditor, megjithatë, nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për të kaluar.

E për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se do të ishte mirë që ky komision do ishte mirë që të vazhdonte punën e tij, pasi nuk është mirë që Kosova të sanksionohet me ndonjë rezolutë ndërkombëtare pa pasur nevojë.