Sporti

Formacioni i ëndrrave në javën e fundit

10/30/2018 17:32
nga:M K

Java e 10-të ka përfunduar dhe fituesit më të mëdhenj kanë qenë ata që kanë pasur në ekip mesfushorët e Liverpool dhe lojtarët e Bournemouth.

Këtë javë, Ekipi i Ëndrrave është një 4-5-1. Pikët totale janë 141, shifra e dytë më e lartë e këtij sezoni shkruan Telesport, raporton GazetaBlic.

Jordan Pickford (EVE) £4.9m; 11 pikë

Penalltia e dytë radhazi e pritur nga portieri i Everton duke i siguruar një vend në Ekipin e Ëndrrave. Pickford mori tre pikë bonus dhe bëri tetë pritje në humbjen 2-1 ndaj Manchester United.

Kiko Femenia (WAT) £4.2m; 12 pikë

Mbrojtësi i Watford ka qenë titullar në tre ndeshjet e fundit dhe ka marrë për të dytën herë radhazi pikë për ‘clean sheet’ pas fitores 3-0 të ekipit të tij ndaj Huddersfield. Një asist dhe tre pikë bonus e kanë përfshirë në elitën e javës së 10-të.

Bruno (BHA) £4.4m; 12 pikë

Që pas rikthimit në prapavijën e Brighton në javën e 8-të, mbrojtësi i krahut ka ndihmuar ekipin e tij në fitoren e tretë radhazi me rezultatin 1-0. Asisti i parë i sezonit ndihmoi ekipin drejt fitores, brenda ndaj Wolverhampton.

Marcos Alonso (CHE) £7.0m; 11 pikë

Mbrojtësi me pronësinë më të madhe në Fantazi Futboll me 46.2% ka shpërblyer trajnerët e tij në fitoren 4-0 të Chelsea-t ndaj Burnley. Ai dha asistin e gjashtë dhe ‘clean sheet’ e pestë të sezonit.

Fabian Balbuena (WHU) £4.4m; 9 pikë

Kjo është hera e parë që mbrojtësi i West Ham përfshihet në Ekipin e Ëndrrave. Paraguaiani shënoi në barazimin 1-1 ndaj Leicester.

Ross Barkley (CHE) £5.8m; 17 pikë

Barkley është lojtari që ka marrë më shumë pikë në javën e 10-të. Ai shënoi një gol dhe dha dy asiste ndaj Burnley-t. ai ka bërë 36 pikë në tre javët e fundit.

Luka Milivojevic (CRY) £6.1m; 15 pikë

Një javë pasi humbi penalltinë ndaj Everton, kapiteni i Crystal Palace ka shënuar dy penallti në barazimi 2-2 ndaj Arsenal. Ai mëri edhe tre pikë bonus.

Sadio Mane (LIV) £9.7m; 15 pikë

Mesfushori shënoi golin e parë në kampionat që pas javës së katër teksa Liverpool ka mposhtur Cardiff 4-1. Ai gjithashtu mori tre pikë bonus.

Mohamed Salah (LIV) £12.9m; 15 pikë

Shoku i ekipit të Mane e mbylli ndeshjen me dy asiste dhe një gol duke marrë edhe pikën e parë bonus për këtë sezon.

Ryan Fraser (BOU) £6.1m; 11 pikë

Skocezi më në fund ka shpërblyer trajnerët e tij me 11 pikë ndaj Fulham. Ai është mesfushori i katërt në renditjen e pikëve.

Callum Wilson (BOU) £6.6m; 13 pikë

Sulmuesi i vetëm i ekipit ka shënuar tre gola në tre javët e fundit. Ai gjithashtu ka dhënë dy asiste gjatë kësaj kohe. Kjo është hera e dytë që ai përfshihet në Ekipin e Ëndrrave.

11/13/2019 10:33

Dëmtimi i Salah më serioz se sa dukej, largohet nga kombëtarja e Egjiptit