Sporti

Formacionet zyrtare: Llapi – Feronikeli

02/22/2020 12:41
nga:M K

Llapi e pret Feronikelin në ndeshjen e skuadrave të mesit të tabelës, por që synojnë arkëtimin e plotë të pikëve, për t’u larguar sa më shpejtë nga zona e rrezikshme, pasi momentalisht diferenca e pikëve me skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës nuk është edhe shumë e madhe.

Gjithsesi, takimi pritet të jetë interesant, përkundër faktit se nuk do të jetë i zjarrtë sikur në edicionet e kaluara, shkruan GazetaBlic.

Para pak çastesh janë mësuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 13:00.

Më poshtë emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Llapi: Nava, Hoxhaj, Kadriu, Prençi, Hoti, Ymeri, Ramadani, Zhdrella, Selmani, Pefqeli, Osmani.

Feronikeli: Smakiqi, Islami, Lladrovci, Berisha, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Loshi, Da Silva, Zeka, Andrews.

/GazetaBlic/

07/04/2020 18:32

LIVE Superliga | Gjilani hap të madh drejt fitores, dyfishon epërsinë përballë Feronikelit