Sporti

Formacionet zyrtare: Liria-Ballkani

04/22/2019 15:38
nga:M K

Me dy ndeshjet të cilat do të zhvillohen në Prizren dhe Ferizaj do të mbyllet edhe java e 28-të në Superligën e Kosovës.

Në Prizren, Liria do ta presë ekipin e Ballkanit nga Suhareka. Derbi i fqinjëve, pritet të jetë goxha interesant, për faktin se të dyja skuadrat po luftojnë me mish e me shpirt që t’i ikin rënies, shkruan GazetaBlic.

“Xhebrailat” synojnë qëndrimin në ligë duke i ikur barazhit, kurse Liria rënies direkte.

Më poshtë edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, për ndeshjen që fillon nga ora 16:00.

Liria: Gashi, Dina, Bytyqi, Riascos, Thaqi, Mustafa, Susuri, A. Memaj, Krahoda, Fetahaj, B. Memaj.

Ballkani: Hajdini, Krasniqi, Potoku, Berisha, Jashari, Adzoviq, Ajzeraj, Kuq, Manevski, Topalli, Nebija.

Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:29

“Kapitulon” Ballkani, Drita shënon edhe golin e dytë