Sporti

Formacionet zyrtare: Kosovë – Angli

11/17/2019 16:43
nga:M K

Kosova e pret Anglinë me fillim nga ora 18:00 në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit kualifikues nga faza e grupeve.

Anglia tashmë ka siguruar kampionatin evropian, EURO 2020, teksa Kosova pas humbjes nga Çekia është përshendetur me mundësinë e parë për të shkelur në kompeticionin më të madh për shtete në kontinentin e vjetër, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, Challandesit dhe djelmoshave të tij u mbetet mundësia e dytë, për të cilën ekzsitojnë gjasa të mëdha që ta kalojnë me sukses, pasi asnjëri nga gjysmëfinalistët si Maqedonia e Veriut, Bjellorusia dhe Gjeorgjia, nuk kanë kualitet më të mirë sesa Kosovë.

Gjithsesi, ende është herët për të folur lidhur me atë çështje, derisa tashmë janë mësuar formacionet zyrtare për sfidën ndaj “albionëve”.

Më poshtë emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Kosovë

Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; V.Berisha, Dresevic: Hadergjonaj, Celina, Rashica: Nuhiu.

Angli

Pope; Alexander-Arnold, Maguire, Mings, Chillwell; Rice, Winks, Hudson-Odoi; Sterling, Kane, Oxlade-Chamberlain.

/GazetaBlic/

12/02/2019 22:37

Kosova ka pasur gjashtë qeveri të ndryshme, kjo është historia e koalicioneve