Sporti

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Feronikeli

09/22/2019 14:42
nga:M K

Dukagjini-Feronikeli, është njëra nga dy përballjet e orës 15:00 në Superligë.

Klinasit ende nuk e kanë arritur asnjë fitore në edicionin e ri në elitën e fubtollit kosovar, por duhet cekur se e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë të xhiros së dytë ndaj Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Trajneri i drenicakëve, Vukicevic ka deklaruar se nuk do ta kenë të lehtë përballë “hithave”, ani pse janë në pozitën e fundit në tabelën e klasifikimit.

Gjithsesi, tashmë janë mësuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në “18 Qershori”.

Dukagjini: Neziri, Basriu, Syla, Jashanica, Marmullaku, Haliti, Dushi, Mustafa, Beqiri, Merlaku, Demiri.

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Prekazi, Islami, Thaqi, Dabiqaj, Bojku, Fazliu, Da Silva, Hoti, Rexha.

/GazetaBlic/

10/17/2019 17:11

Pikët e sekondave të fundit! A gaboi gjyqtari i ndeshjes Feronikeli – Rahoveci?