Sporti

Formacionet zyrtare: Crystal Palace – Chelsea

07/07/2020 18:01
nga:M K

Crystal Palace veçse e ka siguruar mbijetesën në Premier Ligë, derisa për Chelsean, fitorja është më se e vlefshme drejt objektivave të këtij edicioni.

Londinezët aktualisht kanë 57 pikë, dy më tepër se Manchester United dhe pesë sosh më shumë se Wolves, që pozicionohet i gjashti, përcjell GazetaBlic.

“Të kaltërit” e Frank Lampard llogariten favoritë në letër, por nuk pritet ta kenë edhe aq të lehtë në “Selhurst Park”, për shkak se vendasit nuk do të kenë presion mbi supe.

Gjithsesi, para pak çastesh janë mësuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 19:00.

/GazetaBlic/

08/08/2020 21:16

Zhbllokohen të dyja ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, mësoni kush ka shënuar