Sporti

Formacionet zyrtare: Ballkani – Feronikeli

08/24/2019 16:24
nga:M K

Sot me fillim nga ora 17:00 luhen dy ndeshjet e Superligës, Ferizaj-Gjilani dhe Ballkani-Feronikeli.

Përderisa pak çaste më parë i’u njoftuam me më të rejat e fundit nga dueli Ferizaj-Gjilani, tani rradha është për atë që do të zhvillohet në Suharekë, Ballkani-Feronikeli, shkruan GazetaBlic.

Kampioni aktual kosovar në xhiron e parë shënoi fitore bindëse, 4-1 ndaj Drenicës në “Rexhep Rexhepi”, teksa sot trajneri Vukiceviq bashkë me djelmoshat e tij do të udhëtojë për ta vazhduar bilancin e qindpërqindtë.

Ballkani ndërkaq, në javën e parë barazoi me Dukagjinin në “18 Qershori” të Klinës, ndërsa sot do të mundohet maksimalisht që me ndihmën e tifozëve të arrijë një rezultat pozitiv.

Para pak çastesh kanë dalë edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, derisa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Berisha, Sinani, Krasniqi, Kuç, Turku, Bytyqi, Hoxha, Baftiu, Topalli.

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Prekazi, Islami, Hoxha, Dabiqaj, Malaj, Krkotic, Da Silva, Hoti, Rexha.

/GazetaBlic/

10/17/2019 17:11

Pikët e sekondave të fundit! A gaboi gjyqtari i ndeshjes Feronikeli – Rahoveci?