Sporti

Formacionet zyrtare: Argjentina – Kili

07/06/2019 20:13
nga:M K

Argjentina dhe Kili do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00.

Në takimin e vlefshëm për medaljen e bronztë, skuadra e Scalonit, e udhëhequr nga Messi do të tentojë të mos dalë me asgjë nga kompeticioni më i madh i futbollit në kontinentin ameriko-latin, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se në gjysmëfinale Argjentina humbi nga rivali i përbetuar Brazili me rezultat 2-0, kurse edhe më bindshëm, Kili u mposht nga Peruja 3-0, që u kualifikua në finale të “Copa America” pas plotë 44 vitesh.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në “Arena Corinthians” të San Paolos, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

Më poshtë edhe emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore