Sporti

Formacionet e mundshme: Valencia – Atalanta

03/10/2020 10:38
nga:M K

Atalanta shënoi fitore 4-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Giuseppe Meazza”, teksa me epërsi solide udhëton në Spanjë.

Valencias i duhet një fitore bindëse sot për t’u kualifikuar, ndryshe do ta mbyll aventurën në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, shkruan GazetaBlic.

Me 3-0 kualifikohet tutje, derisa me 4-1 siguron vazhdimet. Kuptohet, fitorja më e thellë do të ishte e mirë se ardhur për “lakuriqët”, megjithëse pritet ta kenë të vështirë përballë djelmoshave të Gian Piero Gasperinit, që po synojnë historinë.

Një ndihmë tjetër për zikaltërit pritet të jetë edhe mungesa e tifozëve në “Mestalla”, që do të mungojnë për shkak të frikës nga koronavirusi.

Valencia: Domenech; Wass, Diakhaby, Gabriel, Gaya; Torres, Parejo, Kondogbia, Soler; Rodrigo, Gameiro

Atalanta:Gollini; Palomino, Caldara, Toloi; Gosens, Freuler, De Roon, Hateboer; Pasalic; Zapata, Ilicic

/GazetaBlic/

03/04/2020 20:58

ZYRTARE: Valencia – Atalanta me dyer të mbyllura