Sporti

Formacionet e mundshme: Tottenhem – Liverpool

01/11/2020 09:47
nga:M K

Tottenhemi e pret Liverpoolin në njërën prej ndeshjeve më interesante të xhiros së 22’të në Premier Ligë.

Djelmoshat e Mourinhos janë gjashtë pikë larg zonës Champions, andaj një fitore eventuale sonte përballë favoritëve për titull, do të ndikonte jashtëzakonisht shumë në rrugëtimin e tyre në vazhdim të kampionatit, si në aspektin psiqik, ashtu edhe në renditjen tabelare, shkruan GazetaBlic.

Në anën tjetër, Jurgen Klopp synon që të shpallet kampion pa humbje, për të arritur rekordin e Arsenalit në 2004. Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 18:30 në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Më poshtë emrat e futbollistëve, që sipas mediave nga ishulli, do ta nisin takimin nga minuta e parë.

Tottenham: Gazzaniga; Alderweireld, Sanchez, Vertonghen; Aurier, Dier, Winks, Sessegnon; Alli, Eriksen; Son

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Mane, Firmino, Salah

/GazetaBlic/

03/25/2020 15:49

Galatasaray vazhdon interesimin për Xherdan Shaqirin