Real Madrid dhe Athletic Bilbao do të ndeshen në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të superkupës së Spanjës.
Mbrëmë Barcelona u kualifikua në finale vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa sot është radha për galaktikët, që llogariten favoritë, përcjell GazetaBlic.
Mediat kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja palëve, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 21:00.
Më poshtë emrat e lojtarëve që pritet ta nisin takimin nga minuta e parë.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Varane, Ramos, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Hazard
Athletic Bilbao (4-4-2): Simon; Capa, Nunez, Martinez, Balenziaga; De Marcos, Vesga, Vencedor, Muniain; Williams, Garcia
/GazetaBlicë