Sporti

Formacionet e mundshme: Porto -Liverpool

02/14/2018 09:21
nga:Y.K

Porto do të pres në shtëpi Liverpoolin në një ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante.

Porto e ka mbyllur grupin G në vendin e dytë, ndërsa Liverpooli doli lider i grupit të tij.

Porto pritet të luajë me Herrera dhe Brahimin në mesfushë më të avancuar, ndërsa sulmi do t’i besohet Maregas dhe Soaresit.

Në anën tjetër Liverpooli, do t’i besojë në sulm treshes Salah, Firmino dhe Mane.

Ndeshja fillon në ora 20:45 dhe pritet të jetë një nga më interesantet të kësaj jave. /Telegrafi/

Porto: Jose Sa; Maxi Pereira, Marcano, Reyes, Alex Telles; Ricardo, Sergio Oliveira, Herrera, Brahimi; Marega, Soares.

Liverpooli: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

 

02/16/2018 16:13

Tifozët e Liverpoolit për Mohamed Salah: Nëse ti shkon në xhami, aty na ke dhe neve