Sporti

Formacionet e mundshme: Napoli – Barcelona

02/25/2020 10:22
nga:M K

Napoli e pret Barcelonën me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve për edicionin 2019/2020.

Katalunasit llogariten favoritë, megjithëse do ta kenë të vështirë përballë napoletanëve të Gennaro Gattusos, shkruan GazetaBlic.

Mediat italiane dhe ato spanjolle tashmë kanë publikuar edhe formacionet e mundshme, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Më poshtë emrat e futbollistëve që pritet ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Rui; Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Milik, Insigne

Barcelona (4-3-3): ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Firpo; de Jong, Busquets, Rakitic; Messi, Griezmann, Fati

/GazetaBlic/

07/01/2020 09:39

Busquets e pranon: Mbrojtja e titullit, e vështirë