Sporti

Formacionet e mundshme: Milan – Torino

01/28/2020 09:38
nga:M K

Milani e pret Torinon në çerekfinale të “Coppa d’Italia”, me të vetmin synim fitoren.

Forma e mirë e vitit të ri kalendarik i jep përparësi “kuq e zinjve” që ta fitojnë këtë sfidë, megjithëse nuk pritet ta ketë të lehtë përballë torinezëve, shkruan GazetaBlic.

Mediat italiane tashmë kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë emrat e futbollistëve që pritet ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

MILAN (4-3-3): Begovic; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie (Krunic), Bennacer, Calhanoglu (Bonaventura); Rebic, Piatek.

TORINO (3-4-2-1): Sirigu; Izzo, Nkoulou, Lyanco; De Silvestri, Rincon, Lukic, Aina; Verdi, Berenguer; Belotti.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar