Sporti

Formacionet e mundshme: Manchester City – Lyon

08/15/2020 10:44
nga:M K

Manchester City dhe Lyon do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së fundit çerekfinale të edicionit 2019/2020 në Ligën e Kampionëve.

Nënkampionët anglezë llogariten favoritë, megjithëse nuk pritet ta kenë edhe aq të lehtë sikur në letër, përcjell GazetaBlic.

Lyoni eliminoi Juventusin me një paraqitje fenomenale, teksa do të mundohet që të shkruajë histori, duke u kualifikuar në katërshen më të mirë të kompeticionit.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Manchester City – XI (4-4-3) – Ederson; Walker, Stones, Laporte, Delph; Fernandinho, Gundogan, D.Silva; Sterling, Jesus, Mahrez

Lyon – XI (4-3-3) – Lopes; Rafael, Marcelo, Denayer, Mendy; Tousart, Ndombele, Aouar; Traore, Fekir, Dembele

/GazetaBlic/

08/19/2020 23:02

Notat e futbollistëve: Lyon – Bayern