Sporti

Formacionet e mundshme: Leipzig – Atletico Madrid

08/13/2020 09:34
nga:M K

Leipzig dhe Atletico Madrid do të synojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do t’i pret kampioni francez, PSG.

Të dyja skuadrat duket të jenë në formë, ndërsa fati ka dashur që për kundërshtar ta kenë një nga ekipet më të favorshme, gjithmonë duke parë emrat e tjerë që arritën në këtë fazë, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, pritet një ndeshje interesante në stadiumin e kryeqendrës portugeze, “Estádio José Alvalade”.

Takimi fillon nga ora 21:00, derisa mediat ndërkombëtare të sportit tashmë kanë dhënë hipotezat e tyre lidhur me formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Leipzig (3-4-2-1): Gulacsi; Klostermann, Upamecano, Halstenberg; Mukiele, Laimer, Sabitzer, Angelino; Nkunku, Olmo; Schick

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Trippier, Gimenez, Felipe, Lodi; Llorente, Koke, Saul, Carrasco; Felix, Costa

/GazetaBlic/

09/22/2020 15:50

Një futbollist i Atletico Madridit rezulton pozitiv me koronavirus