Sporti

Formacionet e mundshme: Inter – Ludogorets

02/27/2020 11:04
nga:M K

Interi e pret Ludogoretsin bullgar, në njërën nga 15 ndeshjet e Europa Ligës që zhvillohen sonte.

Zikaltërit e kanë fituar përballjen e parë si mysafir me rezultat të pastër 0-2 dhe tani thuajse janë në raundin tjetër, megjithëse duhen konfirmuar edhe 90’të minutat e fundit, gjithmonë nëse do të jenë të nevojshme, shkruan GazetaBlic.

Ashtu siç e kemi cekur edhe më herët, kjo ndeshje do të jetë tërësisht e mbyllur, madje edhe për mediat, përveç kameramanëve, për shkak të frikës nga koronavirusi.

Gjithsesi, mediat italiane tashmë kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, e të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

Inter (3-5-2): Padelli; D’Ambrosio, Ranocchia, Bastoni; Moses, Barella, Valero, Eriksen, Biraghi; Lukaku, Sanchéz. Trajner: Conte.

Ludogorets (4-2-3-1): Iliev; Cicinho, Terziev, Grigore, Nedyalkov; Anicet, Badji; Lukoki, Marcelinho, Wanderson; Keseru. Trajner: Vrba.

/GazetaBlic/

03/28/2020 08:11

Klauzola misterioze e Mauro Icardit!