Sporti

Formacionet e mundshme: Genoa – Juventus

06/30/2020 13:21
nga:M K

Genoa për një rezultat pozitiv që t’i rritë shpresat për mbijetesë, teksa Juventusi me synim të vetëm fitoren dhe vazhdimin e sigurt të rrugës për t’u shpallur kampion për herë të tetë me radhë.

Genoa – Juventus është një nga dy sfidat e vetme të ditës në Serie A, ku pritet një futboll i jashtëzakonshëm, gjithmonë duke parë edhe rëndësinë e pikëve për të dyja palët, përcjell GazetaBlic.

Mediat italiane dhe jo vetëm, tashmë kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 21:45.

Më poshtë edhe emrat e futbollistëve që pritet ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

GENOA (3-5-2): Perin; Romero, Soumaoro, Masiello; Biraschi, Behrami, Schöne, Sturaro, Barreca; Iago Falque, Sanabria.

JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Danilo; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Dybala, Cristiano Ronaldo.

/GazetaBlic/

12/21/2019 20:11

Interi i jashtëzakonshëm, katër gola Genoas për rikthim në krye të renditjes tabelare