Sporti

Formacionet e mundshme: Chelsea – Arsenal

01/21/2020 16:43
nga:M K

Chelsea dhe Arsenal do të përballen sonte me fillim nga ora 21:15 në kryendeshjen e xhiros së 24’të në Premier Ligë.

Të dyja skuadrat synojnë vendin e katërt në mënyrë që ta sigurojnë Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, por me të kaltërit që kanë përparësi dukshëm më të madhe, pasi kanë plotë 10 pikë më shumë se rivali i tyre lokal dhe 5 sosh më tepër se Manchester United, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, pritet një duel tejet interesant, ku Mikel Arteta me “topçinjtë” e kanë trenin e fundit për ta kërkuar zonën Champions, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Më poshtë formacionet e mundshme sipas mediave nga ishulli, ndërsa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Chelsea : Kepa; Azpilicueta, Rudiger, Zouma, Emerson; Kante, Jorginho, Mount; Willian, Abraham, Hudson-Odoi

Arsenal: Leno; Maitland-Niles, Luiz, Sokratis, Saka; Xhaka, Torreira; Martinelli, Ozil, Pepe; Lacazette

/GazetaBlic/

09/28/2020 20:40

Liverpool – Arsenal, formacionet zyrtare