Sporti

Formacionet e mundshme: Brescia – Milan

01/24/2020 10:01
nga:M K

Milani nuk ka humbje në vitin e ri kalendarik, andaj do të mundohet që këtë formë ta vazhdojë edhe më tutje.

Sonte i shkon Brescias në “Mario Rigamonti” me të vetmin synim fitoren, që të mbetet në garë për një vend në zonën Champions, shkruan GazetaBlic.

Ky duel hap xhiron e 21’të në Serie A, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 20:45.

Mediat italiane tashmë kanë parashikuar edhe formacionet zyrtare. Më poshtë emrat e futbollistëve që pritet ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

BRESCIA (4-3-1-2): Joronen; Sabelli, Cistana, Chanchellor, Mateju; Bisoli, Tonali, Romulo ; Bjarnason ; Torregrossa, Donnarumma

MILAN (4-4-2): G. Donnarumma; Conti , Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessié, Bennacer, Calhanoglu ; Ibrahimoviç, Leao

/GazetaBlic/

02/21/2020 23:22

Brescia – Napoli, vlerësimet për futbollistët