Sporti

Formacionet e mundshme: Barcelona – Atletico Madrid

06/30/2020 10:05
nga:M K

Barcelona është dy pikë prapa Real Madridin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit, por se katalunasit nuk e kanë ndëmend të dorëzohen.

Djelmoshat e Setien sonte do të jenë nikoqirë të atyre të Simeones, që do të synojnë një rezultat pozitiv për të krijuar avantazh ndaj skuadrave tjera që synojnë një pozitë në zonën “Champions”, përcjell GazetaBlic.

Mediat ndërkombëtare tashmë kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja ekipeve, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 22:00.

Më poshtë emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Vidal, Busquets, Arthur; Messi, Suarez, Griezmann

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Trippier, Gimenez, Savic Lodi; Correa, Partey, Herrera, Saul; Felix, Costa

/GazetaBlic/

09/22/2020 15:50

Një futbollist i Atletico Madridit rezulton pozitiv me koronavirus