Sporti

Forma e dobët e James Rodriguez, klubi anglez ofron 80 milionë euro për shërbimet e tij

03/14/2020 23:54
nga:M K

Nuk është më i vjetri dhe tashmë e kanë kuptuar edhe drejtuesit e Real Madridit.

Madje, forma e dobët që po e kalon me madrilenët, mund t’i detyrojë këta të fundit që të heqin dorë nga ai edhe për një shumë jo edhe aq të madhe, përcjell GazetaBlic.

Siç shkruan “Marca”, klubi anglez, Wolverhampton është i gatshëm që të ofrojë deri 80 milionë euro, vetëm e vetëm që t’i sigurojë shërbimet e kolumbianit.

Ish-anëtari i Portos do ta pëlqente një kalim në Angli, andaj ekzistojnë të gjitha predispozitat që një transferim i tillë të ndodhë.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat këtë verë, e cila pritet të jetë tejet e zjarrtë sa i përket tregut të transferimeve.

/GazetaBlic/

07/26/2020 14:43

James Rodriguez në Manchester United?