Geek

Ford përgatit kundërpërgjigjen për Porsche Panamera

10/30/2018 15:33
nga:M H

Ford-i amerikan planifikon të “rinovojë” plotësisht linjën e vet të makinave me fokus në SUV-të, crossover dhe kamionetat, por kësaj do t’i mbijetojë Mustang.

Modeli Mustang do të ketë gjithashtu një rol shumë më të madh se ai deri tani, pasi Ford, përveç planifikimit të një crossover elektrik të bazuar në Mustang, njoftohet se planifikon të ndërtojë një sedan coupe me katër dyer.

Mustang do të ketë motorin V8, kështu që padyshim do të ishte një konkurrent për liderët e klasave si Audi A7 dhe mbi të gjitha Porsche Panamera.

V8 përdor teknologji të ngjashme me atë të motorëve më të vegjël EcoBoost, por kjo njësi prej 5 litrash do të ketë dy turbina, nga një për secilin bllok të cilindrave, transmeton KosovaPress.

Nëse merr një dritë jeshile, Mustang me katër dyer do të arrijë më shumë gjasa vetëm me gjeneratën e re të modelit, por nuk është e pamundur që agregati V8 të gjendet në versionin standard të Mustang me dy dyer.