Lajme

Forca të shumta të KFOR-it në pikën kufitare me Serbinë, krijohen kolona të mëdha

04/18/2019 14:53
nga:A. R.

Forca të shumta të KFOR-it, kanë dalur sot në pikën kufitare në Merdare.

Shkuarja e tyre ka krijuar kolona të gjata në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë dërguar video në redaksinë e Gazetës Blic, ku shihen kolona të mëdha të veturave. Dëshmitarët i kanë thë Gazetës Blic, se arsyet e kolonës, janë forcat e mëdha të KFOR-it, të cilat e kanë bllokuar rrugën.

Gazeta Blic, do iu informojë mbi arsyet e këtij patrullimi.

/Gazeta Blic