Sporti

FORCA KOSOVË!

09/02/2021 08:24
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës sonte rikthehet në aksion për t’u përballur me Gjerogjinë në Batumi.

Kosova dhe Gjeorgia takohen me fillim nga ora 18:00, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Gjeorgjisë në Stadiumin e ri ‘Batumi’.

Kosova e ka filluar fushatën për kualifikimet e Kupës së Botës me dy humbje dhe ende nuk kemi marrë asnjë fitore për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

“Dardanët” janë mëse të motivuar për të na dhuruar paraqitje të mirë, teksa përballemi me disa mungesa të rëndësishme si ajo e Edon Zhegrovës, Bernard Berishës, Leart Paqaradës, Milot Rashicës, Bersant Celinës e Hekuran Kryeziut.

/GazetaBlic Sport