Sporti

Fonseca: “Unë besoj se ne mund të krijojmë diçka të veçantë së bashku”

06/11/2019 10:57
nga:Ideal

Paulo Fonseca është emëruar trajner i ri i Romës sot, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ‘Giallorossi’.

Këtu janë fjalët e ish-menaxherit të Shakhtar Donetskut, siç raportohet nga faqja zyrtare e klubit:

“Jam shumë i kënaqur që u zgjodha trajneri kryesor tek skuadra e Romës,” tha ai.

“Dua të falënderoj menaxhmentin e klubit për mundësinë që më kanë dhënë. Unë jam i ngazëllyer dhe i motivuar nga detyra që do ta kem tek ‘Ujkonjat’.

“Nuk mund të pres që të shkoj në Romë, të takohem me tifozët tanë dhe të fillojmë. Së bashku, unë besoj se mund të krijojmë diçka të veçantë, “shtoi Fonseca.

/GazetaBlic/