Lajme

Fondacioni ‘Clinton’ sërish nën hetime

01/05/2018 23:01
nga:Gazeta Blic

FBI dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë po hetojnë akuzat për korrupsion në lidhje me Fondacionin Clinton. Mediat amerikane raportojnë se, hetuesit po kontrollojnë nëse donatorët e fondacionit kanë pasur favorizime politike nga ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.

Mediat amerikane raportojnë se Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, ka rihapur hetimet ndaj organizatës jofitimprurëse të familjes Clinton, “Fondacioni Clinton”.

Prokurori i Përgjithshëm dhe FBI, po hetojnë pretendimet që Hillary Clinton është angazhuar në të ashtuquajturën “pay-to-play” politikë për donacione.

Por Zëdhënësi i Clinton, e cilësoi hetimin një mashtrim.

Ai deklaroi se Prokurori i Përgjithshëm, Jef Sizons, po ndihmon Presidentin Trump për të larguar vëmendjen nga hetimi i Rusiagates.

Zyrtarët shpjeguan se FBI ka hetuar në fshehtësi fondacionin Clinton prej muajsh.

Hetimet udhëhiqen nga agjentët e FBI’së ne Little Rock, Arkansas, ku ka dhe bazën fondacioni.

Agjentët kanë intervistuar të paktën një dëshmitar në muajin e fundit, raportojnë mediat amerikane për të parë nëse favorizoheshin politika për donacione të fshehta në fondacion, ndërsa Clinton ishte sekretare e shtetit.

Zyrtarët bëjnë me dije se kanë hulumtuar lidhjet midis kontributeve dhe donatorëve të fondacionit.

Ndërkaq, fondacioni ka degë në të gjithë botën fokusuar në shëndetin e grave, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin ekonomik.

Bill Clinton mbetet presidenti i fondacionit, dhe vajza e çiftit, Chelsea, është zëvëndëskryetare.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/fondacioni-clinton-serish-nen-hetim-483322/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

08/31/2019 14:33

Netflix me serial të frymëzuar nga humbja e Hillary Clintonit në zgjedhjet e vitit 2016