Lajme

“Fond i Zi”, e quan Halil Matoshi Fondin për Siguri të krijuar nga Qeveria Kurti

03/02/2022 23:49
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Halil Matoshi e ka quajtur “Fond i Zi”, iniciativën e kryeministrit Kurti, për formimin e Fondit për Sigurinë, raporton Gazeta Blic.

Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku ka theksuar se kjo duhet të rregullohet me ligj të veçant.

”Ky fond duhet të rregullohet me ligj të posaçëm”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“Në shtetin ligjor e kushtetues, këto gjëra nuk bëhen kështu”, tha ai, duke shtuar se edhe më 2020 është formuar edhe një “fond i zi”, sa i përket fondit për pandeminë.

”Ne nuk e dimë se ku kanë shkuar ato fonde e as çka ka ndodhur me to”, tha ai.

Ndërsa, analisti tjetër politik Krenar Shala, tha se ka kontribuar me para në Fondin për Sigurinë.

Ndiqeni emisionin e plotë: