Euro2024

Foden i del në mbrojtje Southgate: Nuk është gjithmonë faji i trajnerit

07/05/2024 13:20
nga:E K

Anglia do të përballet me Zvicrën të shtunën në Dusseldorf në një ndeshje çerekfinale në Euro 2024.

Pavarësisht se anglezët ende konsiderohen si favoritët më të mëdhenj për të fituar trofeun, megjithatë, sipas ndeshjeve, ata nuk e kanë bindur publikun e futbollit europian se e meritojnë kupën, transmeton GazetaBlic Sport.

Deri më tani, Anglia ka barazuar me Slloveninë dhe Danimarkën në fazën e grupeve dhe ka mposhtur me vështirësi Serbinë 1-0. Në raundin e 16-të, ata mposhtën Sllovakinë pas kohës shtesë, prandaj trajneri Gareth Southgate është vazhdimisht nën kritikat e masës.

Por, ylli i Manchester Cityt, Phil Foden, beson se në një situatë të tillë nuk mund të fajësohet vetëm trajneri. Reprezentuesi anglez ka qëndruar i vendosur në mbrojtje të Southgate.

“Ne futbollistët duhet të marrim një pjesë të fajit për disa ndeshje deri në këtë pikë të turneut, por nuk mendoj se kritikat janë të justifikuara dhe të qëndrueshme”, komentoi Foden.

“Veçanërisht nuk më pëlqejnë disa kritika për trajnerin, të cilat vërtet nuk janë të këndshme për t’u dëgjuar dhe lexuar. Kjo nuk është aspak e drejtë sepse është e vërtetë që trajneri përcakton taktikat, zgjedh ekipin dhe përcakton sistemin e lojës, por në fund të ditës ne luajjmë në fushë”, shtoi ai.

“Por shumë momente dhe rezultati përfundimtar ndikohen vetëm nga mënyra se si lojtarët sillen në fushë. Prandaj duhet të marrim fajin. Është veçanërisht e rëndësishme që çdo ekip të ketë një lider, dikë që reagon në mënyrën e duhur kur gjërat mos shko siç duhet”, tha Phil Foden.

/GazetaBlic Sport.