Sporti

Floyd Mayweather i bën dhuratë speciale vajzës së tij për Krishtlindje

12/25/2019 08:59
nga:Lorik J

Floyd Mayweather ka hapur “thesin” për dhuratën e Krishtlindjes për vajzën e tij.

Boksieri i ka dhuruar vajzës së tij 19 vjeçe makinën Mercedes-Benz G63 me vlerë më shumë se 140,000 euro.

Dhuratën e ka zbuluar vetë vajza e Floyd në Instagram teksa e emocionuar ka shkruar: “OMG! OMG! OMG! Faleminderit shumë babi!”

Iyanna është më e madhja nga katër fëmijët e Mayweather, Sion, Koraun dhe Jirah. Sipas disa të dhënave pasuria e boksierit në 2019 thuhet se ka arritur shifrën e 750 milion dollarëve