Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi, në emisionin Politiko, është shprehur se gjatë kohës kur ka qenë pjesë e partisë Vetëvendosje, edhe pse vet partia ka marrur kërcënime, ai e ka ditur se nuk është I rrezikuar për shkak të prejardhjes së tij dhe nënshtetësisë amerikane.
“Ka pas mundësi me m’vra se nuk jam i mbinatyrshëm por me m’vra mu u kon shumë problem. Se unë jam shtetas amerikan, kam familje shumë të gjanë e shumë të fortë, ma të fortat në Dukagjin, nashta ma të fortit edhe ata ishin njerz të atij mentalitetit tem, ata e kuptoj se mundesh me hi ngjak me Sylevict e Vranovcit, se smunesh me i përballu.”, tha Krasniqi.
Ish-deputeti i VV-së: Albin Kurti është rrenc patologjik, ka urrejtje ndaj krenarisë shqiptare