Sporti

Florian Marku tregon synimet e tij

06/09/2018 10:50
nga:Y.K

Florian Marku nuk zhgënjeu admiruesit shqiptar të sportit të MMA dhe regjistroi një tjetër fitore në karrierën e tij.

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, 25-vjeçari mundi rivalin e tij serb, Sladjan Dragisic ashtu siç e premtoi në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, brenda raundit të parë në vetëm 101 sekonda.

Kampioni shqiptar, menjëherë pas sfidës tregoi edhe synimin e tij madhor, të garojë dhe të triumfojë në UFC.

“Me sportistë si ky, ndeshem me 3 njëherësh, pasi ishte i një niveli shumë të dobët. Gjithsesi përzgjedhja e kundërshtarëve nuk është në dorën time, por të menaxherëve, ndaj nuk kam çfarë të bëj.” ka deklaruar Marku.

“Maksimumi 2-3 ndeshje dhe do të më shikoni në UFC. Atje jam gati të garoj dhe të ngre lart flamurin shqiptar. Do të jetë e vështirë sa të futem në UFC, sepse pastaj jam i bindur që rripi do të jetë i imi.” shtoi më pas Florian Marku.

10/05/2018 23:06

Shikoni reagimin epik të Shaqirit pas fitores së Florian Markut