Sporti

Florian Marku jep parashikimin e tij për fituesin e meçit Anthony Joshua – Oleksandr Usyk

09/25/2021 17:22
nga:Mergim Rreci

Tre tituj të peshave të rënda janë gati për luftën e parë të Anthony Joshua në vitin 2021.

Titujt e peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF janë në luftë, ndërsa Anthony Joshua përballet sonte me një kundërshtar tjetër të vështirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Meçi i fundit i Joshua ishte në Dhjetor të vitit 2020 kundër Kubrat Pulev, ku mbrojti titujt pa problem.

Ndeshja e fundit e Usyk ishte kundër Derek Chisora, dhe ai fitoi duke mbajtur rekordin e pamposhtur në ndeshje.

Ndërkohë, humbja e vetme e Joshua erdhi kundër Andy Ruiz në vitin 2019 para se të fitonte titujt e tij më vonë gjatë vitit.

Boksieri shqiptar, Florian Marku e ka parashikuar fituesin e këtij meçi, duke thënë se beson që fitorja do t’i takojë Anthony Joshuas.

“Usyk është një boksier i jashtëzakonshëm, por unë mendoj se Joshua do të fitojë këtë meç. Joshua është gjigant dhe është një nga të preferuarit e mi”, tha Marku për mediat ndërkombëtare.

/GazetaBlic Sport/